Futbollistëve të Atletico Madridit makinat ia përcakton klubi  

Futbollistëve të Atletico Madridit makinat ia përcakton klubi   

Dokumentet private të nënshkruara në mes të klubeve ose në mes të klubeve dhe lojtarëve, janë mbajtur në përgjithësi larg nga syri i publikut, por e gjitha kjo ka ndryshuar pasi uebsajti “Football Leaks”, frymëzuar nga “WikiLeaks”  i ka publikuar disa prej kontratave të fshehura në internet.

Përtej aspektit financiar, marrëveshjet e nënshkruara të japin një pasqyrë më të mirë të marrëdhënieve mes lojtarëve dhe klubeve.

Në rastin e Atléticos, për shembull, në bazë të kontratave të tyre, secili lojtarë “duhet të marrë pjesë në ngjarje shoqërore, që i kërkohen atyre nga klubi “.

Lojtari informohet për ngjarjen minimalisht dy ditë më parë, asnjëherë në ditët e pushim dhe në maksimum në 6 ngjarje në një vit kalendarik.

Po ashtu është bërë e qartë se “lojtari duhet ta përdor makinën që përdor klubi, për shkak të marrëveshjeve të sponzorizimit që ka klubi”, në hyrjet dhe daljet e eventeve ku klubi merr pjesë. Këtu bëhet fjalë për imazhin.

Kur bëhet fjalë për integritetin e konkurrencës së ndeshjeve, për futbollistët është e ndaluar “që të marrin pjesë direkt ose indirekt në çdo formë të basteve sportive”, si dhe të “mos veprojnë në asnjë mënyrë që të përcaktojnë ose manipulojnë rezultatin e  një ndeshjeje”, thuhet në kontratat e lidhura në mes të spanjoll Atletico Madrid dhe futbollistëve të saj.