Futbollisti i Cityt i tmerruar nga Anglia: Vajzës sime i ka ndryshuar ngjyra e fytyrës

Futbollisti i Cityt i tmerruar nga Anglia: Vajzës sime i ka ndryshuar ngjyra e fytyrës

Futbollisti spanjoll, Nolito ka zbuluar se do të dëshironte të kthehej në Spanjë pas një sezoni të kaluar tek Manchester City në Angli.

Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës ka treguar për jetën e vështirë të kaluar në Angli, për gjuhën që nuk e ka mësuar dhe për jetesën e vajzës së tij në Britaninë e Madhe.

“Unë kam mësuar shumë pak anglisht, është shumë e vështirë, vetëm ‘nesër’, ‘mirëmëngjes’, ‘pasdite e mirë’ dhe pak më shumë, por fytyra e vajzës sime ka ndryshuar edhe ngjyrën – duket sikur ajo po jeton në një shpellë”, ka deklaruar Nolito, i cili është shprehur i shqetësuar për motin në Angli.

 

Nolito ka thënë hapur se dëshiron të largohet, raporton Sky Sports.

“Unë jam nën kontratë, kështu që klubi do të vendosë, por unë dua të largohem. Unë nuk kam luajtur për gjashtë muaj. Unë do të bëj gjithçka që është e mundshme që të jem në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com