Një futbollist që nuk i është bërë i ditur emri, ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus, dhe i cili ka qenë në kontakt të ngushtë me futbollistët e Arsenal.
Mendohet që po i njëjti, sipas mediumeve në Britaninë e Madhe, ka qenë prezent në ndeshjen që Arsenal e humbi nga Manchester City 3:0.
Sipas mediumit Athletic, futbollisti ishte infektuar pak para se të riniste Premier League, kurse tani ai duhet të izolohet.
Janë paralajmëruar testime të menjëherëshme te klubi i Arsenal.
Kujtojmë që pikërisht trajneri Mikel Arteta ishte prekur nga ky virus, e që ishte shëruar më vonë.
/Insajderi.com/