Futbollisti i M’Gladbach, Embolo arratiset nga policia pasi theu rregullat anti-COVID

Futbollisti i M’Gladbach, Embolo arratiset nga policia pasi theu rregullat anti-COVID

Futbollisti i përfaqësueses zviceriane Bril Embolo, ishte protagonist i një situate të pakëndshme, teksa kishte marrë pjesë në një “party”, njofton Insajderi.

Sipas ‘Bild’, 23 vjeçari me origjinë nga Kameruni, i cili është pjesë e ekipit gjerman të Borussia Moenchengladbach, theu rregullat anti-COVID, dhe së bashku me miqtë e tij iu arratisën policisë nga çatia.

Kjo gjë konfirmohet edhe nga vetë policia nëpërmjet deklaratës zyrtare. “Policia rrethoi ndërtesën, kur papritmas një burrë u ngjit nga dritarja për në çati dhe kaloi në një apartament tjetër”.

Sipas informacioneve të gazetës gjermane, ky duhet të jetë Embolo. Më pas policia i ranë ziles në atë apartament dhe thyen derën, por askush nuk ishte aty.

Një arratisje spektakolare kjo e futbollistit të përfaqësueses së Zvicërs dhe miqve të tij. Në këtë ‘party’ ishin prezent 23 persona, 15 gra dhe tetë burra. Pa maska, pa distancë, duke thyer kështu rregullat anti-COVID. /Insajderi.com