Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, pozitiv me Covid 19

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, pozitiv me Covid 19

Futbollisti që luan tek ekipi zviceran Zurich dhe i përfaqësueses së Kosovës, Mirlind Kryeziiu, ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Njoftimin e ka dhënë vet klubi nga Zvicëra, transmeton Insajderi.

“Qendër mbrojtësi i Zurich, Mirlind Kryeziu, ka dalur pozitiv në testin për Covid 19. Ai nuk ka marrë pjesë në trajnime, që nga koha kur ai ka filluar të ketë disa simptoma të buta. Ai tani gjendet në izolim në shtëpinë e tij dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë stervitore, deri sa të testohet negativ” thuhet në njoftimin e klubit Zurich.

Pas këtij rasti, ekipi i Zurich do të aranzhoi testimin e të gjithë futbollistëve të klubit, duke përfishrë edhe dy kosovarët e tjerë që janë Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli./Insajderi.com