Futbollisti pranon se ka kryer marrëdhënie me të miturën

Futbollisti pranon se ka kryer marrëdhënie me të miturën

Mesfushori i Sunderlandit, Adam Johnson ka pranuar se ka pasur marrëdhënie intime me një minorene 15-vjeçare. Ish reprezentuesi i Anglisë u arrestua në mars të vitit të kaluar dhe më pas u lirua me kusht në muajin shkurt.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit që 15 vjeçarja bëri në polici. Futbollisti u shfaq sot në mëngjes para Gjykatës së Bradford-it, duke pranuar fajësinë se ka joshur nëpërmjet internetit një vajzë 15-vjeçare në periudhën 30 dhjetor, 2014 – 26 shkurt, 2015.

Mediat britanike shkruajnë se lojtari ka pasur marrëdhënie intime me minorenen, duke qenë në dijeni të moshës së saj. I lindur në Sunderland, Johnson nisi karrierën e tij te Middlesbrough për të kaluar te Manchester City. Më pas, futbollisti u bë pjesë e Sunderland për 10 milionë paund në vitin 2012.