Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Valmir Sulejmani do të kthehet tek Hannover

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Valmir Sulejmani do të kthehet tek Hannover

Valmir Sulejmani po  kalon tek ekipi i Hannoveri, ekip i cili garon në Bundesliga 2, kurse Sulejmani deri më tani ka luajtur në Waldhof Mannheim në kategorinë e tretë gjermane dhe ky transferim llogaritet si një avancim në karrierën e tij.

Sipas Bild, marrëveshja mes Hannoverit dhe Sulejmanit është arritur tashmë. Ai transferohet si lojtar i lirë. Për Hannoverin është përforcimi i parë për edicionin e ri. Ai i është nënshtruar testeve mjekësore dhe do të firmosë kontratë 2 vjeçare, transmeton Insajderi.

Sulejmani është zhvilluar tek ekipi i Hannoverit ndërsa më pas kishte luajtur si huazim te Unioni Berlinit. Prej vitit 2018 ishte te Mannheimi. Sulejmani ka luajtur për Gjermaninë U-17, ndërsa më pas luajti me shumë sukses te U-21 e Kosovës./Insajderi.com.