Futbollisti nga Kosova u infektua me Covid 19 – E gjithë liga e Zvicrës mund të pezullohet

Futbollisti nga Kosova u infektua me Covid 19 – E gjithë liga e Zvicrës mund të pezullohet

Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Mirlind Kryeziu dje ka rezultuar pozitiv ne testin e Covid 19. Ishte vetë klubi që kishte njoftuar për rastin e Mirlindit, duke thënë se Mirlindi është izoluar dhe ndjehet mirë, por nuk kishin dhënë detaje për testime të reja brenda klubit, raporton Insajderi.

Ndërsa sot, klubi i Zurich përmes rrjeteve sociale e ka lëshuar një njoftim të ri “ Gjatë ditës së djeshme, të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit, janë testuar për Covid 19. Fatkeqësisht ka rezultate të tjera që kanë dalë pozitive. Tani të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre”

“Jemi duke qëndruar pas të gjitha këshillave dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me federatën e futbollit. Tani po analizojmë se si do të vazhdojmë. Por, për momentin nuk mund të japim më shumë informata” thuhet në njoftimin e tyre.

Nuk dihet nëse njëri nga lojtarët e tjerë kosovarë si, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Toni Domgjoni e Lavdim Zumberi janë të prekur nga ky rast, por me këtë situate të re, e gjithë liga e Zvicrës mund të pezullohet. Por detaje të tjera do të mësohen ditet në vazhdim./Insajderi.com