Anësori i Real Sociedad, Adnan Januzaj, duket se sonte do të jetë në stadiumin “Maksimir” për të përcjellë ndeshjen Kroaci-Kosovë Januzaj duket se ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.
Ai sonte pritet të jetë në tribuna për të parë sfidën ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Russia 2018”.
Brenda përfaqësueses së Kosovës ka lënë të nënkuptohet se Januzaj do të jetë sonte i pranishëm në stadiumin “Maksimir”.
Selektori i Kosovës më herët kishte deklaruar se kishte provuar ta ftonte Januzajn për të luajtur për Kosovën, por se ai dhe babai i tij asnjëherë nuk e kishin hapur telefonin.
Bunjaku më tej kishte shtuar se dera do të jetë gjithmonë e hapur për Adnan Januzajn.