Rayo Vallecano ia ka shkaktuar humbjen e parë Real Madridit këtë sezon në La Liga. Vallecano e ka mposhtur Realin me rezultatin 3:2, në ndeshjen dramatike që u zhvillua të hënën mbrëma në stadiumin “De Vallecas”.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, luajti në këtë ndeshje 90-të minuta.
AI në një moment e goditi më shuplakë në vesh brazilianin e Realit, Vinicius.
Balliu e ka sqaruar rastin pas ndeshjes. “Po, është e vërtetë që e kam goditur, ia kapa pak veshin, por ai e teproi. U ndalova te veshi ose koka e tij, por pa qëllim që ta godas apo ndërhyj me dhunë”, e ka sqaruar rastin Ivan Balliu.