
Nga Luzerni, te klubi i njohur italian Juventus.
Kjo është rruga që ka bërë futbollisti me prejardhje nga Jashanica e Klinës, Çendrim Kameraj, duke qenë pjesë e gjigantit italian, për grupmoshat e reja.
Kameraj që po qëndron në Kosovë për pushime, në një intervistë për Sportin në KTV ka folur për karrierën e tij, e cila ka nisur që në moshën 5 vjeçare.
18 -vjeçari ka kontratë tri vjeçare me klubin italian derisa luan në pozitën e mesfushorit, e shpeshherë edhe te mbrojtësit të djathtë.
Kameraj është pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, por që disa javë në adresë të tij ka shkuar edhe ftesa e Kosovës për të cilën ai thotë, se ende nuk ka vendosur.
Çendrim Kameraj i ka zhvilluar 16 ndeshje që prej transferimit të tij gjatë verës dhe ka shënuar edhe një gol në garat e Ligës së Kampionëve për të rinj.