
Valdet Rama i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Vurzburger Kikers në Bundesligën 2 për t’u transferuar në Super Ligën e Kinës te skuadra e Janbian.
Ish-mesfushori i Kombëtares është prezantuar sot te klubi i ri, i cili ndodhet në pozita jo shumë komode për sa i përket klasifikimit pasi është duke luftuar për mbijetesë. Aktualisht Janbian mban vendin e fundit të renditjes me vetëm 10 pikë në 16 takime të luajtura.
29-vjeçari nga Mitrovica në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Volfsburg ll, Ingloshtadit, Hanoverit, Orebros, Vajadolidit, Mynih 1860-s dhe së fundmi Vurzburger Kikersit. Kjo është eksperienca e parë e Ramës në kampionatin kinez.