
Kosovare Asllani është krenare që luan për Suedinë. Në një intervistë për TV4 të Suedisë, ajo qanë kur përshkruan ndjenjat për dresin blu e verdhë.
“E dua Suedinë”, thotë Asllani.
Prindërit e saj janë nga Kosova, por Kosovare Asllani ka lindur dhe është rritur në Suedi.
27-vjeçarja është marrë nga kombëtarja suedeze pak para Kampionatit Evropian, ajo do të luajë në ndeshjen e saj të 100-të në dresin blu-verdhë.
Në intervistën e cila do të transmetohet gjatë ndeshjes me Rusinë, ylli i Manchester Cityt është pyetur se çka do të thotë dresi i kombëtares për të.
Kur Asllani merr dresin në duart e saj, ndjenjat e kaplojnë.
“Do të thotë shumë, normalisht. Shumë, Shumë”, thotë Asllani.
“E dua Suedinë dhe familjen time. Jam shumë e lumtur që ata kanë ardhur këtu dhe unë kam lindur këtu. Jam shumë krenare dhe e lumtur të luaj për Suedinë”, ka thënë ajo.
Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Rusisë do të fillojë sot në orën 17:30.
Klikoni në këtë link për të parë intervistën: