Futsallit të Kosovës i shtohet një ekip i ri

Futsallit të Kosovës i shtohet një ekip i ri

Futsallit të Kosovës, do t’i shtohet një skuadër e re, pasi nga ky sezon, FC Obiliqi do të jetë skuadra më e re e Ligës së Parë të futsallit.

Skuadra nga Obiliqi ka bërë edhe përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit teksa është pajisur edhe me dy palë fanella nga marka e njohur italiane, Givova, njofton Insajderi.

Skuadra e re, do të kenë primare fanellat me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, teksa në takimet si mysafirë do të luajnë me fanella bardhë e verdhë.

Pjesë e skuadrës përveç shumë djelmoshave të rijnë është bërë edhe veterani me shumë përvojë i futsallit vendor, Besnik Selmani.

Liga e futsallit në Kosovë, është një nga ligat më të forta në Ballkan, pasi përqendrimi top lojtarëve nga shtetet fqinje, është shumë i madh në këtë ligë./Insajderi.com.