Në këtë vikend do të zhvillohet takimi i G20 ku temë diskutimi do të jetë pandemia COVID-19, njofton Insajderi.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha të shtunën se duhet bërë gjithçka për ta kapërcyer pandeminë
“Ndërsa G20 takohet këtë fundjavë, ne duhet të angazhohemi përsëri për të bërë gjithçka që duhet për të kapërcyer pandeminë dhe për të mbrojtur jetët dhe jetesën”, ka shkruar ai në Facebook.
Po ashtu ai theksoi se G20 mund të nxjerrë një rrugëdalje.
Nëse shfrytëzojmë zgjuarsinë dhe burimet kolektive të G20, ne mund të nxjerrim një rrugëdalje nga pandemia dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të gjelbër. /Insajderi.com