Udhëheqësit e samitit G7 janë takuar për të nisur bisedimet pas gati dy vjetësh, shkruan Al Jazeera, transmeton Insajderi.
Ata premtuan se do të dhurojnë një miliard doza vaksinash Anti-COVID në vendet më të varfra në botë.
Klubi i liderëve ekonomikë në të cilën bëjnë pjesë Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se ky është shansi më i mirë për t’u rikuperuar nga kriza globale shëndetësore.
Ndërsa, samiti u hap të premten me vendndodhje në Gjirin Carbis në Cornwall të Anglisë. Kryeministri Britanik, Boris Jonson, u tha udhëheqësve se tubimi ishte një shans i mirë për të marrë mësime nga pandemia dhe për t’u siguruar që ata të mos përsërisin ndonjë gabim.
“Ne duhet të sigurohemi që tani të lejojmë që ekonomitë tona të rimëkëmben”, tha Jonson./insajderi.com