
Ballkani nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në ndeshjen me Ferizaj vendës, në javën 26 të superligës së Kosovës në futboll.
Arbër Prekazi realizoi në minutën e 18-të, kurse 19 vjeçari Albin Krasniqi nuk lejoi që ekipi nga Suhareka ti marr pikët e plota.
Krasniqi shënoi super gol nga gjuajtja e lirë në minutën 79 për rezultatin final, Ferizaj 1:1 Ballkani.
Tani Ballkani është në vendin e katërt me 50 pikë, pesë më pak se Drita lider.
Ferizaj është në të dhjetin me 26 pikë.
Insajderi.com