
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme për vitin 2019 e mbajtur këtë të martë në Tiranë, miratoi ndryshime të rëndësishme që kanë të bëjnë me statutin, Kodin e Disiplinës, atë të Etikës apo edhe për statusin e lojtarit.
Jo vetëm kaq, por janë bërë përjashtime dhe shtime të anëtarëve, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe gafat.
Në këtë Asamble, të gjithë të pranishmëve u është dhënë një bllok axhende për vitin 2019 nga FSHF, ndërkohë që një hartë e të gjithë Evropës ishte stampuar në fillimin e bllokut.
Harta në bllokun e FSHF-së
I çuditshëm është fakti që në këtë hartë, nuk ekziston shteti i Kosovës dhe territori i saj i është shtuar Serbisë.
Një gafë e rëndë nga ana e drejtuesve të FSHF-së, të cilët nuk iu kanë dhënë rëndësi detajeve, duke printuar hartën e gabuar.
Si duhet të ishte harta