Galatasaray fiton derbin e Stambollit, mposht Fenerbahçen

Galatasaray fiton derbin e Stambollit, mposht Fenerbahçen

Galatasaray shënoi fitore me rezultat 1-0 si mysafir në fushën e Fenerbahçes në derbin e sotëm të Super Ligës turke, njofton Insajderi.

Fenerbahçe ishte nikoqir i Galatasaray-it në ndeshjen më të pritur të javës së 24-të në “Ülker Stadium”.

Në minutën e 39-të, portieri i Galatasaray-it, Fernando Muslera, prodhoi një pritje të shkëlqyeshme pas goditjes të Jose Sosa-s.

Asnjë nga ekipet nuk ishte në gjendje të zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë.

Sulmuesi egjiptian Mostafa Mohamed shënoi golin e fitores nga një distancë e afërt në minutën e 54-të.

Në minutën e 75-të, Ozan Tufan barazoi rezultatin me një goditje me kokë, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje e cila u konfirmua pas konsultimit me sistemin VAR.

Mesut Özil hyri në lojë në pjesën e dytë për Fenerbahçe-n. Një goditje e lirë e tij gjithashtu u shpëtua nga portieri Muslera.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në Kadikoy.

Pas këtij rezultati, Galatasaray dhe Fenerbahçe u barazuan me 48 pikë në krye të tabelës, me atë që Galatasaray ka diferencë më të mirë të golave. /Insajderi.com