Galatasaray i Fatih Terim kërkon shërbimet e Adnan Januzajt

Galatasaray i Fatih Terim kërkon shërbimet e Adnan Januzajt

Aventura e Adnan Januzajt te Real Sociedad mund të marrë fund këtë verë. Mesfushori shqiptar, por mendon largimin dhe karriera e tij mund të vazhdojë në Turqi, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raportojnë mediat e këtij vendi, në gjurmët e futbollistit shqiptar është vënë Galatasaray. Trajneri i skuadrës turke, Fatih Terim e pëlqen shumë Januzajt dhe dëshiron ta ketë sezonin e ardhshëm nën urdhrat e tij.

26 vjeçari shihet si një lëvizje e rëndësishme, që mund ta ndihmojë Galatasarayn për të arritur objektivat dhe për këtë arsye, drejtuesit turq po bëjnë gati ofertën për të bindur mesfushorin.

Kujtojmë se Januzaj luan me Sociedadin nga sezoni 2017-2018, me të cilët ka zhvilluar 98 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë edhe 11 gola. /Insajderi.com