
Humbja 2:4 e Drenicës në shtëpi ndaj Trepçës ’89 e ka shtyrë trajnerin e ekipit humbës të jap dorëheqje.
Gani Sejdiu pas rezultateve jo të mira me Drenicën, është dorëhequr duke e liruar postin e kryetrajnerit te kjo skuadër.
Në pesë ndeshjet e fundit, ekipi ka vetëm një fitore, dy barazime e dy humbje, dhe tani rrezikohet të bie në zonën e kuqe të tabelës.
54 vjeçari Drenicën e le në pozitën e tetë me 35 pikë nga 27 ndeshje, kurse 89shi ka vetëm katër pikë më pak.
Insajderi.com