Gara më e ngushtë zgjedhore në histori të Polonisë

Gara më e ngushtë zgjedhore në histori të Polonisë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e ka mposhtur në një garë të ngushtë, sfiduesin e tij, Rafal Trzaskowski, të shtunën në zgjedhjet presidenciale, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Komisioni Kombëtar Zgjedhor ka njoftuar se Duda ka fituar 51.2 për qind të votave.

Është fitorja më e ngushtë në histori të zgjedhjeve në Poloni, qysh nga fundi i komunizmit në vitin 1989.

Një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve ka qenë raportet në të ardhmen të Polonisë me Bashkimin Evropian.

Duda është socialist konservator në koalicion me nacionalistët e Partisë për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa Trzaskowski është socialist liberal dhe aktualisht kryetar i kryeqytetit polak, Varshavës./Insajderi.com