Gardianët lidhin dhe godasin me radhë të dënuarin në Rusi

Gardianët lidhin dhe godasin me radhë të dënuarin në Rusi

I lidhur, i mbërthyer me forcë nga gardianët dhe i pashpresë teksa merr goditje të njëpasnjëshme në shputat e këmbëve. Kështu torturohet një i dënuar në një burg në Rusi.

Pamjet shokuese vijnë nga një burg në qytetin rus Jarosllav, 270 km nga Moska. I burgosuri Jevgjeni Makarov mbahet me forcë nga disa roje të burgut, ndërsa të tjerët e godasin me radhë.

Goditjet e forta lënë pa ndjenja të dënuarin, por rojet e përmendin duke i hedhur ujë të ftohtë në kokë.

Jevgjeni denoncoi torturën që vuajti, por hetuesit dolën në përfundimin se ndaj tij ishte ushtruar dhunë e pranueshme. Publikimi i pamjeve të torturës çnjerëzore ngjalli reagim në opinionin publik në Rusi.

Tre nga agjentët që torturuan të riun dolën përpara gjykatësit dhe u dënuan për dhunë në masë ndaj të burgosurit. Ky nuk është rasti i parë që denoncohet dhunë ndaj të dënuarve në burgjet ruse.