Gardiani i Ajax-it, Andre Onana pezullohet një vit shkaku i dopingut

Gardiani i Ajax-it, Andre Onana pezullohet një vit shkaku i dopingut

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka pezulluar portierin e Ajaxit, Andre Onana në kohëzgjatje prej 12 muajve për shkak të dopingut, konfirmoi sot skuadra holandeze e futbollit, njofton Insajderi.

“Në mëngjesin e 30 tetorit, Onana ndihej keq. Ai dëshironte të pinte një pilulë për të lehtësuar sikletin. Pa e ditur, megjithatë, ai mori Lasimac, një ilaç që bashkëshortes së tij i ishte përshkruar më parë. Konfuzioni i Onana-s rezultoi që ai të marrë gabimisht ilaçet e gruas, duke bërë që kjo masë të merret nga UEFA kundër portierit”, njoftoi Ajax në një deklaratë.

“Për më tepër, organi disiplinor i federatës së futbollit ka deklaruar se Onana nuk kishte ndërmend të mashtronte”, thuhet më tej në deklaratën e gjigandit holandez.

Onana, 24 vjeç ndihmoi Ajaxin të fitonte titullin e ligës holandeze, Kupën dhe Super Kupën e Holandës, gjithashtu duke bërë 204 paraqitje me klubin nga Amsterdami. /Insajderi