Garë e ngushtë në mes Ciro Immobile dhe Cristiano Ronaldo, për këpucën e artë

Garë e ngushtë në mes Ciro Immobile dhe Cristiano Ronaldo, për këpucën e artë

Cristiano Roanldo dhe Ciro Immobile, janë duke e zhvilluar një garë të fortë dhe të ngushtë për të fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i Serie A.

Ciro Imobbile i Lazios, kryeson garën me 29 gola të shënuar dhe 8 asistime, ndërsa Cristiano Ronaldo ka një gol më pak, 28 dhe 5 asistime. Të dy kanë nga 11 penallti të realizuara, raporton Insajderi.

Ciro Immobile porta via il pallone dopo la tripletta
Incontro di Serie A Lazio v Sampdoria allo Stadio Olimpico di Roma.
Roma, 18-01.2020
© Marco Rosi / Fotonotizia

Përcjellësi më i afërt i tyre është sulmuesi i Inter, Romelu Lukaku, që ka 20 gola e 2 asiste. Në sezonin e kaluar ishte Fabio Quagliarella fitues i garës me 26 gola, i përcjellur pas nga Duvan Zapata i Atalantas, me 23 gola./Insajderi.com