Garë e ngushtë në mes United dhe Tottenham për Reguilon

Garë e ngushtë në mes United dhe Tottenham për Reguilon

Manchester United dhe Tottenham, e kanë filluar një garë në nxehtë, për mbrojtësin anësor të Real Madrid, Sergio Reguilon.

Fabrizio romano, raporton se Manchester United ka marrëveshje me lojtarin dhe ka dërguar ofertën tek Real Madrid, ofertë e cila është pranuar në parim, por ata kanë ngecur tek kërkesa e Real Madrid, që të zotërojë 25% të shumës, nëse lojtari do të shitet në të ardhmen, pasi United refuzon të pranojë këtë kërkesë, transmeton Insajderi.

Romano, po ashtu raporton se Tottenham, ka bërë ofertën më të lartë se United tek Real Madrid dhe ka pranuar të gjitha kushtet e kërkuara nga madrilenët, por ata nuk kanë akoma marrëveshje me lojtarin.

Pra, situata është e këtillë – lojtari kërkon të kalojë tek United, Reali kërkon ta shesë tek Tottenham./Insajderi.com.