
Nëntë ndeshje pa përfunduar kampionati spanjoll është bërë e nxehte gara për titull të kampionit.
Atletico Madridi ka 66 pikë, vetëm një më shumë se Barcelona e tri më tepër se Real Madridi.
Por, dy ndjekësit e Atletico Madridit takohen të shtunën – fituesi definon ndjekësin kryesor të ekipit të Diego Simeone.
Në anën tjetër Atletico Madridi të dielën udhëton për t’u ndeshur me Real Betisin. /Insajderi.com