Garë interesante në NBA

Garë interesante në NBA

Garë interesante po zhvillohet në kampionatin e basketbollit, NBA, ku befasitë nuk po mungojnë aspak.

Janë zhvilluar gjashtë ndeshje gjatë ditës së djeshme, ku fitore ka shënuar Brooklyn Nets kundër Milwaukee Bucks me rezultat 119:116, Luwawu-Cabarrot shkëlqeu me 26 pikë të shënuar individualisht.

Phoenix Suns gjithashtu surpirzuan Clippersat, duke i mposhtur 117:155 –  Devin Booker kishte një përformacë fantastike që realizoi koshin e fitores dhe 33 pikë të tjera si kontribut për fitoren e ekipit të tij.

Portland Trail Blazers mbajtën gjallë shpresat për një vend në play-off, pasi fituan ndaj Houston Rockets 110:102. /Insajderi.com/