Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane, ka vendosur që të mos përfshijë në ekip lojtarët si Gareth Bale dhe James Rodriguez, për ndeshjen ndaj Manchester City, në Ligën e Kampionëve, shkruan Goal.com, trasnemton Insajderi.
Ka kohë që të dy lojtarët, nuk kanë luajtur rregullisht tek ekipi i Zidane, por kjo ndoshta është masa më drastike e marrë nga Zizu.
Lënia jashtë listës e James Rodriguez, mund të lidhet me transferimin e mundshëm të tij tek Atletico Madrid, pasi është raportuar se marrëveshja është shumë afër të arrihet, ndërsa për Gareth Bale, nuk ka asgjë të re, ai me vite po përballet me situata të tilla, por ai vazhdon të mbetet tek Real dhe pak kohë më parë ka deklaruar se nuk do të largohet nga Real Madrid./Insajderi.com.