Gareth Bale është duke menduar penzionimin nga futbolli aktiv pas EURO 2020

Gareth Bale është duke menduar penzionimin nga futbolli aktiv pas EURO 2020

Gareth Bale është duke menduar të penzionohet nga futbolli aktiv pas përfundimit të EURO 2020, transmeton Insajderi.

Pas përfundimit të edicionit 2020/21, në një intervistë të dhënë, Bale dha disa vërejtje të fshehta në lidhje me të ardhmen e tij.

Kur u pyet në lidhje me të, ai tha se e gjitha vëmendja e tij është në Uells, duke lënë të nënkuptohet për penzionimin eventual të tij nga futbolli aktiv.

“Fokusi im i vetëm është në Uells këtë EURO dhe asgjë tjetër. Çdo gjë në lidhje me karrierën time, të ardhmen, do të renditet pas”, tha uellsiani për ‘Sky Sports’.

Bale e nisi karrierën e tij si futbollist profesionist në skuadrën e Southamptonit, për t’u transferuar pastaj në skuadrën tjetër angleze, Tottenham Hotspur.

Pjesë e Tottenham ishte nga viti 2007 deri në vitin 2013, për t’u transferuar pastaj te Real Madridi në vitin 2013, për shumën rekord të asaj kohe, 100 milion euro.

Në sezonin e fundit u huazua te skuadra angleze Tottenham, tash pas rikthimit duket se 30 vjeçari nuk e ka të sigurt qëndrimin në klubin mbretërorë, edhe nëse nuk penzionohet.

Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist profesionist, Gareth Bale, ka luajtur 377 ndeshje dhe arriti të shënoi 138 gola në përgjithësi./Insajderi.com