Gareth Bale flet për të ardhmen e tij pas huazimit te Tottenhami

Gareth Bale flet për të ardhmen e tij pas huazimit te Tottenhami

Pak ditë më parë mediat angleze aluduan se sulmuesi Gareth Bale do të mbyllte karrierën futbollistike sezonin tjetër, lajm i cili shkaktoi bujë të madhe, njofton Insajderi.

Por për t’i mbyllur gojën kritikëve, Bale arriti të bënte një performancë fantastike ndaj Leicesterit në kampionat, duke shënuar një dopietë dhe duke i siguruar Tottenhamit një vend në Kupat e Europës.

Pas ndeshjes, Bale ka menduar t’i bëjë lëmsh akoma më shumë mediat duke u shprehur se “Unë e di se çfarë po bëj, por thjesht do të shkaktojë kaos nëse them diçka”.

Kaq ka mjaftuar që kjo fjali të bëjë xhiron e botës, fjali e cila forcon edhe më shumë aludimet për tërheqjen e tij nga futbolli. Sulmuesi uellsian nuk kërkon që të shpërqendrohet në prag të Kampionatit Europian me kombëtaren e tij, duke vendosur të komunikojë një vendim për të ardhmen pasi të mbarojë kompetcioni. /Insajderi.com