Gareth Bale zbarkon në Londër

Gareth Bale zbarkon në Londër

Uellsiani ka udhëtuar nga Madridi për në Londër, për të kompletuar transferimin në formë huazimi për një vit te ish skuadra e tij, Tottenham Hotspur, njofton Insajderi.

Sulmuesi 31 vjeçari pasi ka zbritur në aeroportin “Luton”, është drejtuar zyrave të Tottenhamit për të firmosur kontratën, raporton Sky Sport. Uellsiani do të huazohet për një vit huazim dhe do të përfitojë 13 milionë euro.

Gjatë udhëtimit nga Spanja për në Angli, së bashku me Bale në avion ishte edhe lojtari tjetër i transferuar nga Real Madrid në Tottenham, spanjolli Sergio Reguilon. /Insajderi.com