Gareth Southgate “mbron” Greenwood e Foden

Gareth Southgate “mbron” Greenwood e Foden

Trajneri i Anglisë, ka folur përsëri për skandalin e shkaktuar nga dysha Greewood e Foden, gjatë grumbullimit me kombëtaren e Anglisë.

“Pasojat kanë ndodhur dhe tash ata kanë nevojë për mbështetje. Të gjithë po iu hidhen atyre. Ata kanë nevojë për ndihmë që të rikthehen. Duhet t’i kenë të qarta se cilat janë pritshmëritë e të qenit lojtar i Anglisë”, tha fillimisht Southegate për Sky Sports, transmeton Insajderi.

“Ne duhet t’u ndihmojmë në këtë proces. Duhet ta fitojmë besimin dhe duhet t’u ndihmojmë të rinjve që të kthehen në këmbë”, përfundoi ai.

Të dy lojtarët, janë shprehur të penduar dhe kanë kërkuar falje, tek sa ka filluar një fushatë e ashpër drejt tyre në Angli.

Trajneri i Anglisë, është i shqetësuar në lidhje me ndikimin që kjo mund të ketë në karrierën e tyre, pasi ditë më parë, ai kishte thënë se është i brengosur se si ata do të tejkalojnë këtë skandal në këtë moshë të re./Insajderi.com.