
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i Anglisë, Gary Neville, beson se Lionel Messi do të qëndrojë prapëseprapë në Barcelonë, përkundër lajmeve të fundit për largimin e tij.
“Mendoj se është politikë dhe matje e fuqisë. Messi po i tregon muskujt. Mbase ka diçka më shumë, por megjithatë në fund mendoj se nuk do të largohet”, ka thënë Neville për Sky Sport, njofton Insajderi.
“Ideja se Barcelona e lëshon Messin dhe ai nuk e përfundon karrierën aty më duket e pabesueshme”./Insajderi.com