Gashi: 2016-ta vit fantastik për mua

Gashi: 2016-ta vit fantastik për mua

Shkëlzen Gashi e ka mbyllur vitin 2016 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka shkëlqyer që në sezonin e parë të tij, në kampionatin amerikan të futbollit.

Ai u transferua nga Bazeli te Colorado Rapids,  ku dhe filloj të ketë paraqitje shumë të mira në “tokën e premtuar”.

Ai ka dhënë një intervistë për “20 minuten.ch”, për të gjitha sukseset që i ka pas gjatë vitit që lamë pas.

Në këtë intervistë Gashi ka thënë se transferimi i tij te kampionati amerikanë ka qenë për arsye që të provoj diçka të re edhe pse ka pas oferta nga skuadra tjera evropiane.

“Kisha disa kërkesa nga Seria A, Bundesliga etj. Vendosa të përjetoja diçka ndryshe. Vendosa të nisem drejt një vendi, ku zakonisht kaloja pushimet dhe ku jetojnë disa miqtë e mi. Kur më erdhi kërkesa nga Colorado Rapids, për mua ishte gjithçka e qartë. E mora seriozisht atë opsion. Pra, ëndrra a u bë realitet”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu ai ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni se në kampionatin Amerikan ka kaq shumë çmime.

“Në MLS nuk e dija se ekzistonin kaq shumë çmime: “Lojtari i Vitit”, “Goli i Vitit”, “Lojtari i Fansave” dhe “Lojtari më social në MLS, nuk jam më i pasur në para, ndoshta, por në eksperiencë dhe çmime sigurisht”, ka shtuar ai.

Ai është shprehur se viti 2016-të ka qenë fantastik për të, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e kombëtares së Shqipërisë në Europian.

“Viti 2016-të ishte fantastic për mua, teksa maksimumi ishte pjesëmarrja në Europian me ekipin kombëtar të Shqipërisë, se a do të kthehem të luaj në Europë, s’mund ta them tani për tani.

Ai ka bërë të ditur se në Amerikë do të kthehet në fund të janarit. Ku dhe do të filloj edhe fazën përgatitore.