Gasly fiton garën e F1 në Itali

Gasly fiton garën e F1 në Itali

Piloti francez Pierre Gasly ka bërë befasi duke e fituar sot garën e Formula 1 që u mbajt në shtetin e Italisë.

“Është e jashtëzakonshme. Ishte garë e çmendur”, tha Gasly pas garës, transmeton Insajderi.

Garuesi i Alphatauri Hondas triumfoi me kohë 1:47:06.056, duke lënë prapa Carlos Sainzin e McLarenit, ndërsa pozita e tretë i ka takuar Lance Strollit të Racing Point, tek sa i katërti doli Lando Norrisi i McLaren Renaultit.

Valtteri Bottas i Mercedesit ka përfunduar i pesti.

Lideri dhe kampioni në fuqi, Leëis Hamiltoni i Mercedesit ka përfunduar në vend të shtatë.

Hamilton vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme me 164 pikë pas tetë garave, Bottas është i dyti me 117 pikë, ndërsa Max Verstappen i treti me 110 pikë.

Është hera e parë që nga viti 2013, kur Kimi Raikkonen triumfoi me Lotusin në Austri, që një garë në Formula 1 e fitoi një garues që nuk është pjesë e Mercedesit, Ferrarit apo Red Bullit./Insajderi.com.