Gastronomët: Nëse sallat e dasmave e klubet e natës nuk i lejoni gjatë verës në shtator mos i hapni fare

Gastronomët: Nëse sallat e dasmave e klubet e natës nuk i lejoni gjatë verës në shtator mos i hapni fare

Gastronomët kanë kërkuar që sallat e dasmave dhe klubet e natës të hapen në qershor, korrik e gusht, në të kundërtën në shtator mos të hapen fare.

Kryetari i Sindikatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka shkruar në Facebook se kriza e gastronomëve veç po shtohet.

“Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjesht Duam plan strategjik për verën”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai shtoi se diaspora ka filluar të mësojë rrugë e drejtime të tjera e kjo sipas tij i dëmton shumë. /Insajderi.com

 

Rastet po bijn, kriza e gastronomëve po shtohet!

Mbyllja e 12 ditëve në fillim të muajit ja dha një fluks te madh…

Posted by Petrit Kllokoqi on Friday, 7 May 2021