
Gastronomet kanë protestuar me ‘tenxhere e lugë’, në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Ky reagim simbol i tyre erdhi si rezultat i masave të reja qeveritare që obligonte bizneset e gastronomisë të mos punojnë gjatë vikendit, njofton Insajderi.
Qeveria e ka arsyetuar vendimin bazuar në rastet e shumta të regjistruara me COVID-19 ditëve të fundit.
Por, ky vendim është i papranueshëm për gastronomet të cilët thonë se janë në prag të falimentimit.
Kryetari i shoqatës së gastronomeve, Petrit Kllokoqi, tha se janë kundër këtyre vendimeve qeveritare.
“Jemi kundër këtyre vendimeve qeveritare pasi kufijtë janë të hapur dhe paratë shpenzohen në rajon e jo në Kosovë”, tha ai.
Kujtojmë se përpos gastronomisë as supermarketet nuk janë të lejuara të punojnë deri të hënën. /Insajderi.com