Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës që nëse nuk merr vendim për lirimin e masave kundër Coronavirusit brenda kësaj jave, do të marrin masa, njofton Insajderi.
Ai në Facebook ka shkruar “asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftë se nuk e hapim verën!”.
Kllokoqi tutje ka theksuar se së bashku me kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës dhe kryesinë e Shoqatës kanë zgjedhur rrugën e bashkëpunimin me institucionet, me shpresën se edhe katër ditë do të dalin nga kjo krizë.
“Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne.
Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionet e autobusëve!”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com