Gastronomët për ndërhyrjen e policisë në një lokal: Marre ju qoftë!

Gastronomët për ndërhyrjen e policisë në një lokal: Marre ju qoftë!

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar ndërhyrjes së Policisë së Kosovës që kishte ndodhur ditë më parë në një restorant në Prishtinë, ku ishin shqiptuar gjoba ndaj atyre qe nuk po i respektonin masat anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Në videon e publikuar nga gastronomët, shihet se policia ka ushtruar edhe dhunë ndaj të pranishmëve.

Ndaj nga kjo shoqatë u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë duke zbatuar ligjin ndaj të gjithë zyrtarëve që ushtrojnë dhunë.

Në një postim në Facebook, gastronomët po ashtu janë ankuar edhe për shqiptimin e gjobave ndaj lokaleve, duke përkujtuar se lejimi për funksionimin e bizneseve është përcaktuar deri në ora 22:00.

“Është paradoksale që tërë atyre zyrtarëve shtetërorë dhe kandidatëve garues nëpër fushata zgjedhore, i’u siguruan mbarëvajtjet e tyre të jashtëligjshme, nga po të njëjtit që tani po rrahin gastronomët nëpër lokalet e tyre. Të gjithë ju që kërceni në këtë valle jeni frikacakë, servilë, dhe të padenjë për detyrën që po mbani”, thuhet në reagimin e tyre./Insajderi.com