Gastronomët të hënën ia dorëzojnë çelësat Qeverisë

Gastronomët të hënën ia dorëzojnë çelësat Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe kryetari i Shoqatës se Biznesmenëve dhe Zejtareve në Prizren, i kanë bërë thirrje bizneseve në këtë qytet që të hënë t’i mbyllin bizneset dhe të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ia dhurojnë një çelës, njofton Insajderi.

Drejtuesit e këtyre organizatave kërkuan nga institucioneve që urgjentisht të hiqen kufizimet e lëvizjes dhe masat tjera, pasi kriza te bizneset po thellohet çdo ditë e më shumë.

Derisa theksuan se janë të sëmurë ekonomikisht dhe institucionet nuk po ia japin dorën, thanë se nevojitet një manual i ri, i cili do të duhej të bëhet së bashku me bizneset.

Kryetari i Shoqatës se Biznesmenëve dhe Zejtareve ESNAF, Varis Xhejlani kanë bërë përpjekje që të realizohen dasmat, pasi ndikon në ekonominë e bizneseve në Prizren./Insajderi.com