Tridhjetetetë për qind të rusëve nuk duan që presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin ta fitojë edhe një mandat, ka publikuar agjencia më e madhe për hulumtimin e opinionit publik në shtet, Levada Centre.

Putin, i cili në pozitat e presidentit apo kryeministrit është gati dy dekada, do të arrijë në vitin 2024 kufizimin e dytë kushtetues për dy mandate të njëpasnjëshme në pozitën e presidentit të vendit.
Vitin e kaluar përsëri ka fituar zgjedhjet me më shumë se tri të katërtat e votave zyrtarisht të numëruara.
Rezultatet e sondazhit të agjencisë Levada të kryer këtë muaj në gjithë vendin tregojnë rritje të pakënaqësisë me Putinin. Përqindja e rusëve të cilët nuk duan që Putini të mbetet në pushtet pas skadimit të këtij mandatit është më i madhi në pesë vjetët e fundit, prej rritjes së fuqishme të nacionalizmit në vend kur Rusia e aneksoi Krimenë.
Autoriteti i Putninit kryesisht bazohet në mungesë të alternativës, ka thënë udhëheqësi i kësaj organizate Lev Gudkov.
“Tani gjithçka varet nga mungesa e alternativës. Por, ky është kryesisht një vlerësim negativ sepse pikërisht kjo mungesë e alternativës është krijuar me dhunë”, ka thënë ai.
Gati 1.400 njerëz janë arrestuar gjatë fundjavës së kaluar në protestën e opozitës në qendër të Moskës. Sipas grupit mbikëqyrës OVD-Info, ky ishte arrestimi më masiv në demonstrata në Rusi në dhjetë vjetët e fundit./Insajderi.com.