Gati e kryer: Smalling lojtar i Roma-s

Gati e kryer: Smalling lojtar i Roma-s

Roma është në prag të nënshkrimit me mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling.

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, pretendon se Giallorossët kanë arritur të negociojnë çmimin e kërkuar pas negociatave të vazhdueshme me United-in dhe ata kanë arritur akordin për një huazim të Samlling, por me detyrim blerje prej 12 milion eurove, transmeton Insajderi.

Në sezonin e kaluar, Smalling, ishte I huazuar tek gjallorosët, ku ka treguar paraqitje shumë të mira, duke e bindur klubin romak që ai të blihet përfundimisht.

Klubi thuhet se ka përgatitur një marrëveshje tre-vjeçare për ish-reprezentuesin e Anglisë./Insajderi.com