Gattuso: Do të jem nervoz deri sa të mbyllet merkatoja

Gattuso: Do të jem nervoz deri sa të mbyllet merkatoja

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, u shpreh pas ndeshjes me së fituar me rezultat të thellë 6:0 përball Genoas, më kuadër të gjiros se dytë në Serie A, njofton Insajderi.

Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, Gattuso tha “ky rezultat nuk reflekton paraqitjen e skuadrës në ndeshje. Nëse Zielinski nuk do shënonte 30 sekonda pas fillimit të pjesë së dytë, do të ishte një ndeshje tjetër. Ne duhet të fokusohemi dhe të përmirësohemi që të gjejmë balancën e duhur”.

Pastaj, vazhdon më tej, tekniku italian, duke folur në lidhje me situatën momentale të qendërmbrojtësit senegalez, Kadiou Koulibaly, duke thënë “shpresoj që Koulibaly të qëndroj me ne. Shpresoj që një ofertë për të mos vijë, por do jem nervoz deri sa të mbyllet merkatoja”, përfundoi Gattuso. /Insajderi.com