Gattuso: Gjyqtarët duhet t’i respektojnë më shumë ekipet italiane në Evropë

Gattuso: Gjyqtarët duhet t’i respektojnë më shumë ekipet italiane në Evropë

Napoli mposhti Granadën 2:1 mbrëmjen e sotme, por ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar në fazën tjetër të Europa League, njofton Insajderi.

Megjithatë Gattuso shprehet i lumtur me paraqitjet e skuadrës së tij. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes trajneri italian thekson se ekipi i tij pësoi një gol absurd, por sërish tregoi se ka diçka më tepër se kundërshtari. Në fund ka edhe një ankesë për arbitrat, teksa thotë se duhet të kenë më tepër respekt për skuadrat italiane në Evropë.

“Ne pësuam përsëri një gol absurd sot, në tre kundër një në zonë. Meqë nuk mbaj mend ndonjë aksion tjetër nga Granada, ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë, pa pendesa. Në të dy ndeshjet kemi treguar se kemi diçka më shumë se ata”, tha fillimisht Gattuso.

“Gjyqtarët? Unë mendoj se ata që na përfaqësojnë duhet t’i bëjnë skuadrat italiane të respektohen më shumë në Evropë, në këto tre ditë kemi parë gjithçka. Në pjesën e parë kemi luajtur 17-18 minuta, në të dytën unë nuk po ju them. Unë do të vë dorën time në zjarr: nëse një ekip italian lejon veten të interpretojë një ndeshje në Evropë si kjo, të nesërmen ne jemi në gazeta”, ka deklaruar Gennaro Gattuso pas ndeshjes. /Insajderi.com