Teksa jemi në ditët e fundit të merkatos verore, shkodrani që aktivizohet në Itali te Napoli, po tundohet shumë nga një ofertë e majme që vjen në drejtim të tij nga Rusia, njofton Insajderi.
Ofertë zyrtare për kapitenin e kombëtares shqiptare ka bërë ekipi rus, Spartaku i Moskës, me një ofertë 7 milionë euro për klubin napolitan dhe pagë prej 4 milionë euro në sezon për lojtarin. Hysajn e tundon oferta nga Rusia, sepse në Itali përfiton 1.5 milionë euro në sezon te Napoli, më të cilët ka kontratë deri verën e ardhshme.
Sipas “Calciomercato”, Gattuso e pëlqen shqiptarin dhe nuk ka ndërmend ta largojë, për më tepër kërkon t’i rinovojë kontratën, duke i rritur pagën nga 1.5 milionë sa fiton momentalisht, në 2.5 milionë euro në sezon. Mirëpo, shkodrani nuk është i kënaqur me pagën 2.5 milionë, ngase sipas tij, meriton dyfishim të pagës, në tre milionë euro në sezon. /Insajderi.com