Mungon vetëm zyrtarizmi por që në këtë rast është vetëm një formalitet. Pas takimit me presidentin De Laurentis në qendrën stërvitore në Castel Volturno, Gennaro Gattuso ka vendosur të vazhdojë aventurën me Napolin deri në vitin 2023, njofton Insajderi.
Paga e tij është rritur ndjeshëm në krahasim me tani nga 1,4 në 1,9 milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me objektivat: vendin në Champions, fitoret e trofeve si Kupa e Italisë, Superkupa Italisë, Titulli kampion dhe Europa Ligë.
Në çdo rast, Napoli heq dorë nga ndëshkimi prej shtatë milionë euro në rast të zgjidhjes së parakohshme të kontratës nga trajneri. Një klauzolë që Gattuso gjithmonë e ka hedhur poshtë.
Me marrëveshjen e djeshme, klubi i kaltër vendosi të përqendrohet në një projekt afatgjatë me një trajner i cili ka treguar, në më pak se një vit, të jetë njeriu i duhur në vendin e duhur. /Insajderi.com