Gattuso vuan nga një sëmundje që dëmton sytë dhe qepallat

Gattuso vuan nga një sëmundje që dëmton sytë dhe qepallat

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso tash e 10 vite është i prekur nga një sëmundje që quhet  “Ocular Mayasthenia”, sëmundje e cila dëmton syrin dhe qepallat, njofton Insajderi.

“Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve që do të vdes dhe që më ka mbetur vetëm një muaj jetë. Kam një sëmundje që quhet ‘miastenia’ dhe vuaj prej 10 vitesh. Është hera e tretë që më ndodh, por do ta kaloj. Është e vështirë të qëndrosh në këmbë për të thënë të vërtetën, por vetëm një i çmendur si unë mund të vazhdojë të punojë përditë. Por në jetë ka edhe gjëra më të këqija se kjo. Unë po bëj atë që dua dhe që është jeta ime”, tha fillimisht Gattuso në lidhej më sëmundjen që e shqetëson.

“Nëse një ditë do të iki nga kjo botë dua ta bëj siç më pëlqen mua, aty ku kam kaluar jetën time, në mes të fushës”, ishin fjalët e ish-lojtarit të Milan-it. /Insajderi.com