Gatuhet ëmbëlsira më e madhe në botë

Gatuhet ëmbëlsira më e madhe në botë

Në Napoli të Italisë  është gatuar ëmbëlsira më e madhe në botë.

Ajo është arritur në një diametër prej 2 metrash. Ideja ishte e Gran Caffe Gambrinus i cili ka realizuar edhe një event i cili përkon me Pashkët dhe ëmbëlsira do të serviret edhe për publikun.

Ajo është përgatitur nga kuzhinieri i njohur Napoletan Emilio Borelli dhe asistentja e tij Marte Gianni Simioli.

Të gjithë do të kenë mundësinë ta provojnë atë falas. Ajo ka shijen e një keku me portokall dhe për ta gatuar është dashur sasi të mëdha sheqeri, 25 kilogram portokalle, 600 vez, 25 litra qumësht.

Diametri përfundimtar arriti tek 2.10 metra, një ëndërr për ta parë dhe për ta shijuar, kështu që të shtunën kush ka rrugë nga Napoli dhe të kalojë nga Piazza Triste dhe të shijojë ëmbëlsirën të shoqëruar edhe me pije falas.