Gaxhja bëhet gati për duelin e karrierës, shikoni si nokauton grekun Velitsianos për 2 minuta

Gaxhja bëhet gati për duelin e karrierës, shikoni si nokauton grekun Velitsianos për 2 minuta

MMA luftëtari nga Shqipëria Manuel Gaxhja, më 6 prill do të zhvillojë duelin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Gaxhia do të jetë pjesë e mbrëmjes Bellator 196 dhe do të ballafaqohet me hungarezin e pa mposhtur deri më tani Adam Borics.

Gaxhia është 20 vjeçar dhe deri më tani ka zhvilluar gjashtë duele dhe ka gjashtë fitore. Gaxhia është i gjatë 178cm dhe i rëndë 57kg dhe në këtë kategori të peshës do të debutojë në Bellator.

Kundërshtari i tij nga Hungaria është i pamposhtur në 10 duele dhe fituesi i këtij dueli do të fitojë edhe rastin e artë për vazhdim të karrierës në Bellator, një prej kompanive promovuese më të njohura të MMA-it.

Insporti ju sjell pamjet nga dueli i fundit i Gaxhjes kur nokautoi me 2 minuta grekun Velitsianos në kuadër të mbrëmjes MMA Challege Pro 7 në Selanik, në nëntor.